Mesfushori Bruno Fernandesh ka deklaruar se Portugalia është e vendosur ta fitojë Botërorin 2026, duke theksuar se një sukses i tillë do të ishte mënyra perfekte për ta kurorëzuar karrierën e Kristiano Ronaldos në arenën ndërkombëtare.
Kapiteni i Mançester Junajtid ka folur në një intervistë me Uejn Runi, ku u shpreh se ekipi synon ta bëjë realitet ëndrrën e madhe jo vetëm për Portugalinë, por edhe si vlerësim për ndikimin e Ronaldos në futboll.
“Mbyllja e këtij Botërori me Kristianon duke fituar do të ishte diçka e jashtëzakonshme. Shpresoj shumë që ta bëjmë të mundur, jo vetëm për Portugalinë, por për gjithçka që Kristiano i ka dhënë futbollit dhe botës”, u shpreh Fernandesh.
Në moshën 41-vjeçare, Botërori 2026 do të jetë tentativa e gjashtë dhe e fundit e CR7 për lavdinë e madhe. Portugalia e nis fushatën në Grupin K më 17 qershor ndaj RD Kongos, ndërsa në grup ndodhen edhe Uzbekistani dhe Kolumbia.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: