Arsenali rimerr kreun e Premier League

Arsenali rimerr kreun e Premier League

22:11, 25/04/2026

Arsenali vazhdoi dominimin ndaj Njukastëll, duke marrë fitoren e 13-të në 14 përballjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë.

Triumfi minimal 1-0, falë golit të Eze, i riktheu “Topçinjtë” fuqishëm në garën për titullin e parë kampion pas më shumë se dy dekadash.

Pas javëve të vështira, ku humbën avantazhin në krye të renditjes, skuadra londineze ishte nën presion të madh dhe reagoi në momentin e duhur.

Goli vendimtar erdhi falë një paraqitjeje solide, ndërsa Arsenali, edhe pse jo në formën e tij më të mirë, arriti të krijojë një diferencë prej tre pikësh në krye.

Për Njukastëll, kjo ishte humbja e katërt radhazi, një seri që nuk ndryshon shumë fatin e sezonit të tyre, me skuadrën që duket e destinuar për një përfundim në mesin e tabelës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco