Manchester City i është afruar edhe një tjetër trofeu, atij FA Cup.
Skuadra e Pep Guardiolës fitoi me përmbysje ndaj Southampton për të siguruar finalen e madhe.
“Qytetarët” ishin në disavantazh 0-1, megjithatë shënuan dy herë brenda katër minutave për 2-1.
Southampton i befasoi të gjithë kur Finn Azaz mori një pasim të bukur dhe me një goditje të saktë, e la portierin plotësisht të shtangur (79’).
Sidoqoftë, gëzimi i Southampton zgjati vetëm katër minuta. Jeremy Doku me një goditje, që u devijua nga mbrojtësi dhe përfundoi brenda portës së Peretz dhe barazoi rezultatin (83’).
Kurse, pesë minuta më vonë Nico me një supergol nga distanca përmbysi rezultatin (88’).
Kësisoj, Manchester City kualifikohet në finalen e FA Cup që zhvillohet më 16 maj, ndërsa aty do ta presë fituesin e gjysmëfinales tjetër Chelsea – Leeds Utd.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: