Besëlidhja shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, Duka i dorëzon trofeun

Besëlidhja shpallet kampione e Kategorisë së Dytë, Duka i dorëzon trofeun

20:21, 25/04/2026

Në stadiumin “Niko Dovana”, Kategoria e Dytë uli siparin me një finale që kurorëzoi sezonin dhe skuadrën e Besëlidhjes si kampionen e këtij edicioni.

Pasi dominuan grupet respektive A dhe B dhe siguruan ngjitjen në Kategorinë e Parë, Besëlidhja dhe Oriku u përballën në aktin e fundit për të përcaktuar fituesin e trofeut.

Në një sfidë të luftuar, ishte Besëlidhja që arriti të bëjë diferencën, duke triumfuar 2-0 falë golave të Gurbanov dhe Raboshta, dhe duke vulosur një sezon të suksesshëm me trofe.

Në përfundim të takimit, atmosfera festive kulmoi me ceremoninë e dorëzimit të kupës, ku presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi trofeun skuadrës së Besëlidhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco