Conte shpërthen ndaj Lukakut, raporti drejt krisjes finale: Më zhgënjeu shumë

Conte shpërthen ndaj Lukakut, raporti drejt krisjes finale: Më zhgënjeu shumë

17:34, 25/04/2026

Fitorja bindëse e Napolit ndaj Cremoneses nuk ka mjaftuar për të fshehur tensionet brenda skuadrës, pasi trajneri Antonio Conte ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj Romelu Lukakut.

Pas triumfit 4-0 në “Diego Armando Maradona”, Conte u shfaq i kënaqur me reagimin e ekipit pas humbjes ndaj Lazios, duke vlerësuar përkushtimin dhe karakterin e lojtarëve të tij. Megjithatë, kur u ndal te Lukaku, toni i tij ndryshoi ndjeshëm.

Sulmuesi belg u rikthye së fundmi në Napoli pas një periudhe mungese të paautorizuar, gjatë së cilës ai nuk u paraqit në stërvitje dhe më pas u ndëshkua nga klubi me gjobë.

Situata duket se ka lënë pasoja edhe në marrëdhënien e tij me trajnerin.

“Jo, nuk kam pasur ende mundësinë të flas me të. Ai erdhi në qendrën stërvitore, zyra ime ishte aty, por askush nuk trokiti në derë – dhe kjo më zhgënjeu shumë”, deklaroi Conte, duke nënvizuar mungesën e komunikimit nga ana e lojtarit.

Trajneri italian shtoi se në situata të tilla ai përpiqet të kuptojë lojtarët, por shpesh kjo nuk është reciproke.

Një deklaratë që tregon qartë një raport të krisur mes palëve.

E ardhmja e Lukakut tashmë duket gjithnjë e më e pasigurt, me spekulimet që sugjerojnë një largim të mundshëm në fund të sezonit.

Nëse situata nuk ndryshon shpejt, ndarja mes tij dhe Napolit mund të jetë e pashmangshme.

Në një moment kur Napoli po lufton për objektiva të mëdha, tensione të tilla mund të ndikojnë ndjeshëm në ekuilibrat e skuadrës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco