Alarm për Francën: Dëmtimi i Mbappe trondit planet për Botërorin

Alarm për Francën: Dëmtimi i Mbappe trondit planet për Botërorin

16:51, 25/04/2026

Kombëtarja e Francës është vënë në alarm, pasi ylli kryesor i saj, Kylian Mbappe, ka pësuar një dëmtim që mund të rezultojë më serioz sesa u mendua fillimisht.

Sulmuesi i Real Madridit kërkoi të zëvendësohej në ndeshjen ndaj Real Betisit, duke ngritur menjëherë shqetësime të mëdha.

Me Kupën e Botës që po afron dhe pritet të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, çdo problem fizik për lojtarët kryesorë kthehet në një çështje kritike.

Mbappe konsiderohet si një nga figurat kyçe të Francës dhe mungesa e tij do të ishte një goditje e rëndë për ambiciet e “gjelave”.

Sulmuesi 27-vjeçar, i cili po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me 41 gola në 41 ndeshje, ndjeu shqetësime në pjesën e pasme të kofshës dhe kërkoi të dilte nga loja në minutat e fundit.

Fillimisht u mendua për një problem të lehtë, por raportimet e fundit sugjerojnë për një mbingarkesë në këmbën e majtë.

Mbappe rrezikon të mungojë në disa nga ndeshjet vendimtare të Real Madridit, përfshirë përballjen ndaj Espanyolit dhe madje edhe “El Clasico”-n kundër Barcelonës.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat, kur shumë lojtarë të rëndësishëm tashmë janë përballur me dëmtime para turneut më të madh ndërkombëtar.

Edhe talenti i ri i Barcelonës, Lamine Yamal, është në listën e shqetësimeve pas problemeve fizike.

Stafi mjekësor i Real Madridit dhe ai i Francës do të monitorojnë nga afër gjendjen e Mbappe në ditët në vijim, ndërsa tifozët shpresojnë që dëmtimi të mos jetë aq serioz sa të rrezikojë pjesëmarrjen e tij në Botëror.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco