Mundësi që përfaqëson Shqipërinë, Islam Dudaev (me origjinë ruse), po dhuron emocione të mëdha në Kampionatin Europian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë.
Me një paraqitje mbresëlënëse, ai ka arritur të sigurojë një vend në finalen e madhe të peshës 65 kg në stilin e lirë.
Dudaev do të luftojë nesër për medaljen e artë në një përballje të fortë ndaj Bashir Magomedov.
Rruga drejt finales ka qenë e jashtëzakonshme për mundësin shqiptar.
Në çerekfinale ai mposhti gjeorgjianin Nika Zakashvili, duke treguar formë të shkëlqyer.
Ndërsa në gjysmëfinale, Dudaev dominoi përballjen ndaj Islam Guseinov, duke siguruar me meritë biletën për në finalen e madhe.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: