VIDEO/ Dalin pamjet ku Vinicius përplaset me Florentino Perez, e godet me shpatull

VIDEO/ Dalin pamjet ku Vinicius përplaset me Florentino Perez, e godet me shpatull

17:35, 24/04/2026

Situata te Real Madridi duket gjithnjë e më e tensionuar në një moment vendimtar të sezonit.

Së fundmi, në qendër të vëmendjes është vendosur braziliani Vinicius Junior, pas publikimit të disa pamjeve që kanë ngritur shumë pikëpyetje.

Në këto pamje, sulmuesi shihet duke u përplasur me presidentin e klubit, Florentino Perez, në tunelin e “Santiago Bernabeut”.

Ngjarja ka ndodhur në një moment kur skuadra është nën presion të madh në garën për titull në La Liga.

Aktualisht, Real Madridi ndodhet në vendin e dytë me 73 pikë, nëntë më pak se Barcelona kryesuese.

Me vetëm gjashtë ndeshje të mbetura, shpresat për titull janë zbehur ndjeshëm.

Në këtë klimë, çdo incident merr më shumë peshë dhe rrit spekulimet për të ardhmen e lojtarëve kyç.

Vinicius është një prej emrave më të përfolur për një largim të mundshëm gjatë verës.

Sipas raportimeve, Perez ishte duke pritur lojtarët për t’i përshëndetur pas ndeshjes, kur Vinicius iu afrua.

Edhe pse fillimisht pati një shtrëngim duarsh, më pas braziliani u përplas me presidentin, duke e goditur me shpatull.

Reagimi i Perez ishte i menjëhershëm, duke e parë lojtarin me habi pas incidentit.

Nga ana tjetër, Vinicius e injoroi situatën dhe vazhdoi drejt dhomave të zhveshjes.

Kontrasti u bë edhe më i dukshëm pak çaste më vonë, kur Kylian Mbappe mbërriti dhe përshëndeti ngrohtësisht presidentin.

VIDEO

https://www.reddit.com/r/realmadrid/comments/1ssw08h/footage_of_vini_and_mbappe_and_perez_pre_alaves/?utm_source=share&utm_medium=mweb3x&utm_name=post_embed&utm_term=1&utm_content=1

Ky detaj vetëm sa ka shtuar zërat për një marrëdhënie të krisur mes Vinicius dhe drejtuesve të klubit.

Me afrimin e merkatos së verës, kjo situatë pritet të zhvillohet më tej.

E ardhmja e Vinicius te Real Madridi mbetet një nga temat më të nxehta të momentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco