Bota e futbollit është tronditur nga një ngjarje e rëndë që ka prekur jo vetëm Nigerinë, por të gjithë sportdashësit.
Ish-sulmuesi i kombëtares nigeriane, Michael Eneramo, ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare.
Ngjarja tragjike ndodhi gjatë një ndeshjeje lokale, ku ish-lojtari u rrëzua papritur në fushë.
Sipas raportimeve, ndërhyrja e menjëhershme për ta rikthyer në jetë nuk dha rezultat.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Federata e Futbollit të Nigerisë reagoi menjëherë, duke e cilësuar këtë humbje si “shkatërruese”.
Mesazhe të shumta ngushëllimi kanë ardhur nga figura të futbollit dhe tifozë nga e gjithë bota.
Eneramo ishte një emër i njohur për kontributin e tij në fushën e blertë.
Gjatë karrierës së tij me kombëtaren, ai zhvilloi 11 ndeshje dhe shënoi tre gola.
Përveç Nigerisë, ai luajti për disa klube në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Turqi.
Pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2018, Eneramo mbeti i lidhur me sportin.
Ai vazhdoi të ishte aktiv në aktivitete lokale dhe të ndante përvojën e tij me të rinjtë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: