Një moment sa i papritur aq edhe simpatik ka bërë xhiron e rrjeteve sociale pas ndeshjes së Kupës së Turqisë, ku Milot Rashica ishte protagonist brenda dhe jashtë fushës.
Sulmuesi kosovar kontribuoi me një asist në fitoren 3-0 të Beşiktaş-it ndaj Alanyaspor-it në çerekfinale, duke ndihmuar ekipin e tij të sigurojë një vend në gjysmëfinale.
Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ndodhi pas përfundimit të takimit. Teksa po largohej drejt tunelit, Rashica vendosi t’ia dhuronte fanellën bashkëshortes së tij, e cila ndodhej në tribunë. Ai e hodhi fanellën drejt saj, por gjithçka mori një kthesë të papritur.
Një tifoz i vogël u hodh përpara dhe, me shpejtësi e vendosmëri, arriti ta kapë fanellën në ajër, duke “ia rrëmbyer” atë nga destinacioni fillestar. Reagimi i Rashicës ishte i menjëhershëm: fillimisht i habitur, por më pas ai buzëqeshi dhe e la fanellën në duart e vogëlushit.
Ky episod i veçantë është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kthyer në një moment viral dhe duke treguar edhe një herë lidhjen e fortë mes futbollistëve dhe tifozëve, sidomos atyre më të vegjël.
Milot Rashica'nın paylaşımı: "Eşim bunu doğum günü olan başka bir çocuğa vermek istemişti ama şimdi bu ufaklık kaptı 😅🖤🤍" pic.twitter.com/WiYSmhs3Hj
— Eagle Media (@Eaglemedia__) April 24, 2026
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: