Italia ëndërron Pep Guardiolën si trajner, operacion i madh ‘azzurro’ për të ardhmen e kombëtares

Italia ëndërron Pep Guardiolën si trajner, operacion i madh ‘azzurro’ për të ardhmen e kombëtares

10:01, 24/04/2026

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po shqyrton një ide të madhe dhe shumë ambicioze: emërimin e Pep Guardiolëa si trajner të ardhshëm të përfaqësueses së Italisë.

Sipas raportimeve nga “La Gazzetta dello Sport”, ky është një operacion kompleks që përfshin jo vetëm aspektin sportiv, por edhe atë financiar, pasi paga e trajnerit të Manchester City-t është shumë më e lartë se standardet e FIGC. Guardiola përfiton rreth 24.8 milionë euro bruto në sezon, një shifër që tejkalon ndjeshëm pagat e trajnerëve të mëparshëm të Italisë.

Megjithatë, ekziston një precedent që mund ta bëjë këtë ide më të realizueshme: në të kaluarën, sponsorë të mëdhenj kanë ndihmuar në financimin e trajnerëve të kombëtares, si në rastin e Antonio Conte-s në vitin 2014. Këtë herë, në skenë mund të dalë edhe një sponsor global si “Puma”, me të cilin Guardiola ka lidhje të forta.

Nga ana sportive, ideja e një skuadre nën drejtimin e Guardiolës shihet si një projekt transformues, që do të rikthente Italinë në majat e futbollit botëror dhe do të përmirësonte imazhin e saj pas viteve me rezultate të luhatshme.

Vetë Guardiola nuk e ka fshehur kurrë interesin për një eksperiencë me kombëtare. Ai ka deklaruar më parë se dëshiron të drejtojë në një turne madhor si Kupa e Botës ose Euro 2028, duke lënë të hapur mundësinë për të ardhmen.

Edhe figura të futbollit italian, si ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci, kanë mbështetur idenë, duke e cilësuar Guardiolën si trajnerin ideal për Italinë, edhe pse e pranojnë se operacioni është shumë i vështirë.

Aktualisht, Guardiola është ende i fokusuar te Manchester City dhe përfundimi i sezonit në Angli, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur. Megjithatë, në Itali po shtohet bindja se, nëse trajneri katalanas vendos të largohet nga klubi, një aventurë me kombëtare mund të jetë hapi i radhës.

Ëndrra është e madhe, kostoja edhe më e madhe, por në Itali besojnë se një telefonatë për Guardiolën është të paktën e detyrueshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco