Ka një duel të madh ‘El Clasico’ për talentin e AZ Alkmaar, kushton 50 milionë euro

Ka një duel të madh ‘El Clasico’ për talentin e AZ Alkmaar, kushton 50 milionë euro

09:48, 24/04/2026

Mesfushori i ri i AZ Alkmaar, Kees Smit, ka hyrë në qendër të vëmendjes së klubeve më të mëdha të Europës pas një sezoni mbresëlënës dhe një finaleje të shkëlqyer në Kupën e Holandës.

Skuadra holandeze triumfoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj NEC Nijmegen, duke rikthyer trofeun pas më shumë se një dekade. Në këtë sukses, Smit ishte një nga lojtarët më të spikatur të sezonit, me 5 gola dhe 10 asistime në 44 ndeshje.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr interesin e gjigantëve europianë si Barcelona dhe Real Madrid, të cilët po e monitorojnë nga afër zhvillimin e talentit 2004.

Pas finales, mesfushori foli për të ardhmen e tij për “De Telegraaf”, duke lënë gjithçka të hapur: “Asgjë nuk e garanton largimin tim, as unë vetë nuk jam i sigurt. Por nëse vjen një ofertë e mirë, do të ishte e rëndësishme edhe për klubin”.

Sipas raportimeve, vlera e tij në treg tashmë i afrohet 50 milionë eurove, duke e bërë një nga emrat më të kërkuar të merkatos së ardhshme verore. E ardhmja e Smit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco