Leao drejt largimit nga Milani? Pesë gjigantë europianë në garë për portugezin

Leao drejt largimit nga Milani? Pesë gjigantë europianë në garë për portugezin

08:21, 24/04/2026

E ardhmja e Rafael Leao-s te Milani duket gjithnjë e më e pasigurt, me mundësinë e një largimi në fund të sezonit që po merr formë konkrete. Sulmuesi portugez mund të përshëndetet me kuqezinjtë që në muajin qershor, ndërsa interesimi nga klubet e mëdha europiane është në rritje.

Prej kohësh, tifozët e Milanit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Leao-s, duke arritur deri aty sa ta vërshëllejnë gjatë ndeshjes së fundit në shtëpi kundër Udinese. Forma e paqëndrueshme e lojtarit ka shtuar dyshimet për vazhdimësinë e tij në “San Siro”.

Nga ana tjetër, drejtuesit e klubit, me trajnerin Massimiliano Allegri-n në krye, nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shitjes. Madje, sipas raportimeve, Milani ka vendosur edhe një çmim për kartonin e tij, që varion mes 40 dhe 50 milionë eurove.

Sipas mediave spanjolle, dy klube të mëdha të La Liga, si Barcelona dhe Real Madrid, kanë shprehur interes konkret për portugezin. Por gara nuk ndalet këtu.

Nga Anglia, interesimi është po aq i fortë, me tri gjigantë të Premier League si Manchester City, Manchester United dhe Liverpool që po monitorojnë situatën nga afër.

Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Leao-s, me Milanin që mund të hyjë në një fazë të re ristrukturimi nëse vendos të sakrifikojë një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco