Dinamo është finalistja e dytë e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë, duke iu bashkuar Egnatias që u kualifikua një ditë më parë.
Blutë kanë mundur me shifrat 1-0 Vllazninë në “Loro Boriçi” dhe u ka mjaftuar për të siguruar praninë në finale për vitin e dytë radhazi.
Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Tiranë, gjithçka ishte e hapur në sfidën e kthimit dhe dy skuadrat janë përpjekur të mos rrezikojnë, duke lejuar pak mundësi shënimi.
Në fund, diferencën e bëri aftësia e Bregut, i cili me një kundërsulm individual, mori topin në gjysmëfushën e tij dhe shkoi deri në zonën kundërshtare, duke mposhtur portierin e shënuar golin që siguroi kualifikimin.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: