Giroud hap derën për rikthimin: Më mungon Milani, ndoshta një ditë rikthehem bashkë me Maldinin

Giroud hap derën për rikthimin: Më mungon Milani, ndoshta një ditë rikthehem bashkë me Maldinin

19:24, 23/04/2026

Një nga protagonistët e titullit të fundit të Milanit nën drejtimin e Stefano Piolit, Olivier Giroud, ka rikthyer vëmendjen te e kaluara e tij kuqezi, duke shprehur mall dhe emocione për periudhën në “San Siro”.

Sulmuesi francez, aktualisht pjesë e Lille, pranoi hapur se ndjen mungesën e ambientit te Milani dhe atmosferës unike që ofron stadiumi legjendar i klubit.

“Më mungon Milani. Do të doja shumë ta përjetoja përsëri atë atmosferë, ishte diçka e veçantë dhe ndryshe”, u shpreh Giroud.

I pyetur për një rikthim të mundshëm në të ardhmen, veterani nuk e përjashtoi një skenar të tillë, duke lënë gjithçka të hapur për periudhën pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv.

“Ende nuk e di çfarë do të bëj pas karrierës ose nëse do të qëndroj në futboll. Por nëse Milani ka nevojë për mua, pse jo?”, shtoi ai.

Giroud u ndal edhe te figura e Paolo Maldinit, duke shprehur zhgënjimin për largimin e tij nga drejtimi i klubit.

Sipas francezit, Maldini ishte një pikë referimi dhe një figurë për të cilën ndiente krenari.

“Ndoshta Maldini do të rikthehet një ditë. Kur ai u largua, u zhgënjeva shumë”, përfundoi Giroud.

Deklaratat e tij pritet të ngjallin reagime te tifozët kuqezi, të cilët vazhdojnë të ruajnë respekt të madh për kontributin e sulmuesit francez në sukseset e fundit të Milanit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco