Nga fusha te miliardat, Flamini bëhet një nga sipërmarrësit më të pasur në botë

Nga fusha te miliardat, Flamini bëhet një nga sipërmarrësit më të pasur në botë

15:36, 23/04/2026

Historia e Mathieu Flamini është një nga më të pazakontat në botën e futbollit. Ish-mesfushori francez, i njohur për periudhën e tij te Milani, por edhe tek Arsenali dhe Marseja, ka ndërtuar një perandori të vërtetë financiare pas tërheqjes nga futbolli.

Flamini i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2019, por që atëherë jeta e tij ka marrë një drejtim krejt tjetër. Ai themeloi kompaninë GFBiochemicals, e cila në pak vite është kthyer në një pikë referimi në industrinë bio-kimike dhe në ekonominë e gjelbër.

Sipas vlerësimeve të Forbes, pasuria e ish-lojtarit të Milanit ka arritur mbi 11 miliardë euro, duke e vendosur atë mes sipërmarrësve më të suksesshëm në këtë sektor. Vetë Flamini ka shpjeguar se interesi i tij për mjedisin ka lindur herët: “Futbolli ishte ëndrra ime e fëmijërisë, por mjedisi ka pasur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën time. Që gjatë karrierës sime mendoja se si mund të kontribuoja kundër ndryshimeve klimatike dhe ndikimit të njeriut në planet”.

Ai ka treguar gjithashtu se periudha te Milani ka qenë vendimtare për të menduar për biznesin, pasi shumë prej shokëve të skuadrës kishin aktivitete jashtë futbollit.

Ndërkohë që kompania e tij vazhdon të rritet, në Angli kanë qarkulluar zëra për një rikthim të mundshëm sentimental tek Arsenali, këtë herë si investitor. Një lëvizje që do të përmbyllte në mënyrë simbolike një rrugëtim unik, nga fushat e blerta te majat e biznesit global.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco