Java e 33-të e Abissnet Superiores starton me një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Kjo përballje, e fundit për këtë edicion mes dy rivalëve historikë, pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në objektivat e sezonit për të dyja skuadrat.
Ndeshja do të zhvillohet më 25 prill, në ‘Air Albania Stadium’, duke nisur nga ora 19:00, në një atmosferë që pritet të jetë elektrizuese.
Programi i javës vijon më 26 prill me dy takime të tjera interesante. Bylisi pret Teutën në Ballsh, në orën 16:00, ndërsa në mbrëmje Egnatia do të përballet me Vorën në një duel që pritet të jetë i fortë dhe me rëndësi për renditjen.
Vëmendje të veçantë tërheq edhe përballja mes Elbasanit dhe Vllaznisë, dy skuadra që kanë siguruar tashmë pjesëmarrjen në fazën “Final 4”, por që synojnë të grumbullojnë sa më shumë pikë. Kjo ndeshje do të luhet më 27 prill, në ‘Elbasan Arena’, në orën 19:00.
Në të njëjtën orë, Flamurtari do të presë Dinamo City-n në një tjetër sfidë të rëndësishme, ku çdo pikë ka peshë të madhe në këtë fazë të kampionatit.
Java e 33-të pritet të jetë vendimtare për shumë objektiva, me skuadrat që hyjnë në një nga momentet më të rëndësishme të sezonit.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: