Leao mohon përfshirjen në skandalin e eskortave: Nuk kam kryer asnjë shkelje

Leao mohon përfshirjen në skandalin e eskortave: Nuk kam kryer asnjë shkelje

13:45, 23/04/2026

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leão, ka reaguar publikisht për të hedhur poshtë zërat që e lidhin me një hetim të Prokurorisë së Milanos mbi një rrjet eskortash.

Emri i tij ishte përmendur mes disa futbollistëve të Serie A, të cilët dyshohet se kanë përfituar nga shërbime të ofruara nga një agjenci eventesh, aktualisht nën hetim për akuza të rënda si shfrytëzim dhe favorizim prostitucioni.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Leao ka qenë kategorik në qëndrimin e tij, duke mohuar çdo përfshirje në këtë çështje. “Në këto ditë emri im është përmendur në medie dhe rrjete sociale në lidhje me një hetim të Prokurorisë së Milanos. Dua të sqaroj qartë se jam plotësisht i huaj ndaj këtyre fakteve. Nuk jam i përfshirë dhe nuk kam kryer asnjë shkelje”, është shprehur ai.

Futbollisti portugez ka kërkuar gjithashtu që emri i tij të mos lidhet më me këtë çështje pa baza, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së vërtetës dhe jetës private. Ai ka bërë të ditur se i ka dhënë mandat avokatit të tij për të ndërmarrë hapa ligjorë ndaj kujtdo që vazhdon të përhapë lajme të pavërteta ose që dëmtojnë reputacionin e tij.

Rasti në fjalë ka krijuar bujë në futbollin italian, ndërsa hetimet e autoriteteve vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco