Një vendim i trajnerit Hansi Flick ka tërhequr vëmendje të madhe në kampin e Barcelonës, duke u interpretuar si një mesazh i drejtpërdrejtë për sulmuesin Marcus Rashford.
Në ndeshjen ndaj Celta Vigo-s në La Liga, Flick vendosi të mos e aktivizonte anglezin si titullar, pavarësisht mungesës së Raphinha-s. Në vend të tij, trajneri surprizoi duke përdorur Gavi-n në krahun e sulmit.
Ky vendim u interpretua si një sinjal i qartë nga stafi teknik, në një kohë kur edhe drejtuesit e klubit kanë dyshime për të ardhmen e Rashford-it, sidomos për shkak të kostos së lartë të transferimit të tij dhe pagës që rëndon mbi buxhetin e klubit.
Situata në ndeshje u komplikua edhe më shumë nga dëmtimet. Fillimisht u detyrua të largohej Joao Cancelo, më pas edhe Lamine Yamal, ndërsa në pjesën e dytë Gavi u zëvendësua për shkak të problemeve fizike. Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Rashford mori vetëm minuta të kufizuara në fund të takimit.
Në vend të tij, Flick preferoi alternativa të tjera si Fermín López, duke treguar qartë se anglezi nuk është ende zgjedhje e parë në planet e tij.
Ndërkohë, Barcelona vazhdon rrugëtimin drejt titullit në LaLiga, duke ruajtur një avantazh të rëndësishëm ndaj Real Madridit. Skuadra katalanase mban ende kontrollin e garës, me një sezon që pritet të vendoset në ndeshjet e fundit dhe sidomos në ‘El Clásico’-n e ardhshëm.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: