Burnley është skuadra e dytë që bie zyrtarisht nga Premier League këtë sezon, pas humbjes minimale 0-1 në shtëpi ndaj Manchester City-t.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola arriti një fitore të rëndësishme në “Turf Moor”, duke marrë vendin e parë në renditje. Heroi i sfidës ishte si zakonisht Erling Haaland, i cili shënoi që në minutën e pestë golin e vetëm të takimit, duke arritur në kuotën e 24 realizimeve sezonale në kampionat.
Ndonëse nuk zhvilloi një paraqitje spektakolare, City arriti atë që kërkonte: tri pikët dhe kryesimin e tabelës, duke kaluar Arsenal falë një numri më të madh golash të shënuar. Të dyja skuadrat kanë nga 70 pikë dhe të njëjtin diferencë golash (+37), por “Citizens” kanë realizuar më shumë (66 kundrejt 63).
Megjithatë, gara për titull mbetet plotësisht e hapur. Arsenali ka mundësinë të rikthehet në krye nëse fiton ose barazon ndaj Newcastle United në javën e 34-t. Nga ana tjetër, Manchester City ka ende një ndeshje për të rikuperuar ndaj Crystal Palace, që mund të rezultojë vendimtare në fundin e sezonit.
Për Burnley-n, kjo humbje vulos një sezon të vështirë, duke e dërguar skuadrën në Championship dhe duke mbyllur përkohësisht aventurën në elitën e futbollit anglez.
Në këtëndeshje, sulmuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u aktikizua në minutën e 82-të, por pa mundur të bëjë shumë për shmangien e humbjes.

© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: