Ndeshja mes Barcelonës dhe Celta Vigo-s në LaLiga u shoqërua me polemika të forta, pas anulimit të një goli të bukur të Ferran Torres-it për pozicion jashtë loje.
Skuadra katalanase ishte në avantazh 1-0 falë një penalltie të realizuar nga Lamine Yamal, kur në pjesën e dytë Pedri asistoi për Torres-in, i cili shënoi një gol spektakolar për 2-0. Megjithatë, festa zgjati pak, pasi arbitri e anuloi menjëherë rrjetën për offside.
Pamjet e publikuara më pas kanë shtuar edhe më shumë dyshimet, pasi vendimi është konsideruar i diskutueshëm dhe i vështirë për t’u kuptuar. Kjo është hera e dytë brenda muajit që Barcelonës i anulohet goli i Torres-it në mënyrë të ngjashme. Një rast i ngjashëm ndodhi edhe ndaj Espanyol-it, ku një aksion u ndërpre për një pozicion jashtë loje të Eric Garcia-s në fazën e ndërtimit.
Vendimi ka rritur frustrimin në kampin katalanas dhe te trajneri Hansi Flick, në një mbrëmje që u bë edhe më e vështirë për shkak të dëmtimeve të Joao Cancelo-s dhe Yamal-it, të cilët u detyruan të lënë fushën që në pjesën e parë.
Ferran Torres' great goal disallowed for ''offside'' against Celta Vigo
by
u/977x in
Barca
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: