Bayerni me formacion të plotë mposht Leverkusenin dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayerni me formacion të plotë mposht Leverkusenin dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Gjermanisë

22:45, 22/04/2026

Bayerni i Mynihut ka siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti Bajer Leverkusenin me rezultatin 2-0 në gjysmëfinale, duke u rikthyer në këtë fazë për herë të parë që nga triumfi i vitit 2020.

Skuadra e drejtuar nga Vincent Kompani e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijoi rastet e para të rrezikshme, me Luis Diaz që iu afrua golit, por u ndal nga portieri Mark Flekken. Megjithatë, epërsia erdhi shpejt: pas një aksioni të bukur nga krahu, topi përfundoi te Harry Kane, i cili nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë.

Bayerni vazhdoi të dominojë edhe më tej, duke qenë vazhdimisht kërcënues në sulm.

Joshua Kimish dhe Majkëll Olise vunë në provë portierin kundërshtar, ndërsa Kane ishte pranë golit të dytë, por tentativa e tij kaloi pak mbi traversë.

Në pjesën e dytë, Leverkuseni reagoi dhe iu afrua barazimit, por Manuel Neuer bëri një pritje vendimtare ndaj goditjes së Natan Tella.

Nga ana tjetër, Bayerni vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë dhe e gjeti atë në sekondat e fundit, kur Leon Gorecka shërbeu për Diaz, i cili realizoi me një parabolë elegante.

Me titullin kampion tashmë të siguruar, Bayerni mban gjallë ëndrrën për tripletë, ndërsa në finalen e Kupës do të përballet me fituesin e çiftit Shtutgart–Fraiburg.

Në të njëjtën kohë, gjigantët bavarezë janë edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, ku i pret një përballje e fortë ndaj PSG-së.

Nga ana tjetër, Leverkuseni vazhdon të mbetet pa trofe që nga suksesi i dy viteve më parë, duke zhgënjyer sërish tifozët në një moment vendimtar të sezonit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco