Irani mbetet në “ajër”, sa i përket pjesëmarrjes në Botëror. Negociatat mes SHBA-së dhe Iranit pritet të rifillojnë sërish, ndërsa edhe sporti i futbollit është në pritje.
Ahmad Doniamali, që është ministri i Sportit në Iran, ka përsëritur që mund të mungojnë në Botëror.
Kështu vendimi për të munguar nuk do të ishte surprizë.
“Mund të ketë një vendim për të mos shkuar. Një kamp stërvitje për ekipin kombëtar është planifikuar për javën e tretë të majit në një vend fqinj, që do të zgjasë rreth një javë.
Nëse kushtet e sigurisë për lojtarët garantohen dhe vendi pritës ndalon së sjelluri në një mënyrë të padrejtë dhe aventureske, do të merret një vendim i përshtatshëm”, u shpreh Doniamali në Iran.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: