Hetimet për të ashtuquajturin “caso escort” në Milano kanë sjellë zhvillime të reja të raportuara nga “Il Giornale”, ku janë përmendur emrat e disa futbollistëve aktivë dhe ish-lojtarëve të Serie A. Megjithatë, autoritetet theksojnë se asnjë prej tyre nuk rezulton i hetuar.
Sipas raportimeve, në dosjen hetimore janë shfaqur emra të njohur të futbollit, të cilët figurojnë në përgjime të lidhura me një rrjet të dyshuar të organizuar rreth Emanuele Buttini-t dhe Deborah Ronchi-t. Në listë përmenden edhe ish-mesfushori i Inter dhe Lazio, Dejan Stanković, së bashku me djalin e tij Filip, si dhe Daniel Maldinin.
Në dokumente figurojnë gjithashtu emra të tjerë futbollistësh si Marcus Pedersen dhe Christian Volpato, të cilët janë përmendur përmes një gabimi administrativ në urdhrat e hetimit. Po ashtu, në materialet e prokurorisë shfaqet edhe emri i Cheikh Niasse.
Lista e referencave në hetim përfshin mbi 50 futbollistë të ndryshëm, ku përmenden edhe lojtarë aktualë dhe ish-lojtarë të klubeve të mëdha si Interi dhe Milani, përfshirë emra si Alessandro Bastoni, Achraf Hakimi dhe Rafael Leão.
Autoritetet theksojnë se përdorimi i emrave në përgjime nuk nënkupton përfshirje në veprimtari të paligjshme, ndërsa prostitucioni i përmendur në këtë rast nuk përbën vepër penale sipas ligjit italian. Aktualisht, nuk ka asnjë provë që të tregojë se lojtarët e përmendur kanë marrë pjesë në aktivitetet e dyshuara.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: