Los Angeles Lakers vazhdojnë ecurinë pozitive në fazën çerekfinale të Konferencës së Perëndimit, duke kaluar në avantazh 2-0 ndaj Houston Rockets. Në ndeshjen e zhvilluar në Los Angelos, Lakers fituan 101-94, në një sfidë të kontrolluar mirë nga vendasit.
Protagonist absolut ishte LeBron James, i cili realizoi 28 pikë dhe udhëhoqi ekipin drejt një tjetër fitoreje të rëndësishme në play off.
Në një tjetër përballje të Perëndimit, San Antonio Spurs zhgënjeu në shtëpi, duke u mposhtur 106-103 nga Portland Trail Blazers, që barazuan serinë në 1-1. Ndeshja ishte shumë e fortë deri në sekondat e fundit, ndërsa Scoot Henderson shkëlqeu me 31 pikë për Portland.
Në Konferencën e Lindjes, surpriza erdhi nga Bostoni, ku Celtics u mundën në shtëpi 111-97 nga Philadelphia 76ers, duke barazuar serinë në 1-1. Miqtë zhvilluan një ndeshje shumë të fortë, me Justin Edwards që shënoi 30 pikë dhe Tyrese Maxey që shtoi 29 pikë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: