Chelsea në krizë të thellë, humbi edhe ndaj Brighton-it pa shënuar

Chelsea në krizë të thellë, humbi edhe ndaj Brighton-it pa shënuar

08:47, 22/04/2026

Kriza e Chelsea vazhdon të thellohet në Premier League, teksa londinezët pësuan një tjetër humbje të rëndë, këtë herë 3-0 ndaj Brighton & Hove Albion. Kjo është disfata e pestë radhazi në kampionat pa shënuar asnjë gol, një ecuri alarmante që rrezikon seriozisht objektivat europianë të klubit.

Skuadra e drejtuar nga Liam Rosenior, që mori drejtimin në janar, ndodhet aktualisht në vendin e shtatë me 48 pikë, duke humbur pozicionin e gjashtë pikërisht ndaj Brightonit, që tani ka 50 pikë. Ndërkohë, vendi i pestë, që siguron një biletë për UEFA Champions League, mbahet nga Liverpooli me 55 pikë, duke u larguar gjithnjë e më shumë.

Situata mund të përkeqësohet edhe më tej, pasi në rast rezultatesh negative në javën e 34-t, Chelsea rrezikon të rrëshqasë deri në vendin e 11-të, me skuadra si Brentford, Bournemouth, Everton dhe Sunderland që janë shumë pranë.

I goditur nga mungesat e shumta për shkak dëmtimesh, përfshirë Cole Palmer, Estevao, Pedro dhe Reece James, Rosenior provoi një skemë të pazakontë me pesë mbrojtës, por pa sukses. Chelsea krijoi vetëm një rast për gol, ndërsa pësoi shtatë goditje drejt portës.

Bilanci i fundit është shqetësues: vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit. Në krahun tjetër, Brighton-i po kalon një formë të shkëlqyer me gjashtë fitore në tetë takimet e fundit, duke u ngjitur fuqishëm në renditje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco