Paraqitja e jashtëzakonshme e Hakan Çalhanoğlu ndaj Como-s në gjysmëfinalen e Kupës së Italiasë nuk ka kaluar pa u vënë re. Mesfushori turk, autor i një ‘dopiete’ dhe një asisti në fitoren dramatike të Interit, vazhdon të konfirmohet si një nga lojtarët më vendimtarë të sezonit.
Me 12 gola dhe 7 asistime në 30 ndeshje, Çalhanoglu po regjistron statistika që zakonisht i përkasin një fantazisti ofensiv, ndonëse ai luan në rolin e regjisorit. Një transformim që ka habitur shumë, por jo Cesc Fàbregasin, i cili nuk i kurseu elozhet për turkun.
“Nuk ekzistojnë shumë lojtarë si ai! Kur luaj kundër Interit, gjëja e parë që kontrolloj është nëse luan Çalhanoglu, sepse nga aty ndryshon gjithçka në planin e ndeshjes”, deklaroi Fabregas në konferencë për shtypin.
Ai shkoi edhe më tej në vlerësim, duke e vendosur mes më të mëdhenjve të futbollit modern: “Gjen gjithmonë zgjidhjen e duhur, është një kampion. Nuk ka shumë si ai… është si Andrea Pirlo, Luka Modrić apo Toni Kroos”.
Një vlerësim i lartë për mesfushorin zikaltër, i cili po udhëheq Interin drejt objektivave madhorë këtë sezon, duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të skuadrës.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: