Liverpooli vendos për fatin e trajnerit Arne Slot

Liverpooli vendos për fatin e trajnerit Arne Slot

20:33, 21/04/2026

Liverpooli ka marrë një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e trajnerit Arne Slot, duke vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me të edhe për sezonin e ardhshëm, por me një kusht të qartë: sigurimin e një vendi në Ligën e Kampionëve.

Pas një sezoni debutues fantastik, ku arriti të fitojë titullin e 20-të kampion, Slot është përballur me kritika të shumta këtë edicion për shkak të rënies së rezultateve dhe performancave jo bindëse.

Megjithatë, drejtuesit e klubit në “Anfield” duket se nuk kanë ndërmend të bëjnë ndryshime të menjëhershme në pankinë.

Sipas raportimeve të “Sky Sports”, pozita e teknikut holandez do të mbetet e sigurt nëse Liverpooli arrin të përfundojë sezonin në top pesë, duke siguruar kështu rikthimin në elitën e futbollit europian.

Në muajt e fundit, presioni mbi Slot u rrit ndjeshëm, madje pati spekulime për kontakte me Xabi Alonson si një alternativë e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës. Por, dy fitoret e fundit në kampionat ndaj Fulhamit dhe Evertonit kanë ulur ndjeshëm tensionin rreth trajnerit.

Aktualisht, “Të Kuqtë” kanë krijuar një diferencë prej shtatë pikësh nga Chelsea në vendin e gjashtë, duke mbajtur ende në dorë fatin e tyre për një vend në Champions.

Nëse objektivi arrihet, pritet që drejtuesit e Liverpoolit ta mbështesin fuqishëm Slotin në merkaton verore, me investime të reja për të rikthyer skuadrën në nivelet më të larta.

Sfida e radhës për Liverpoolin do të jetë ndaj Crystal Palace në “Anfield”, një tjetër ndeshje kyçe në garën për kualifikim në Champions League.

E ardhmja e Slot është ende në duart e tij dhe çdo ndeshje nga tani mund të jetë vendimtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco