Arsene Wenger i jep ‘zemër’Arsenalit për titullin

Arsene Wenger i jep ‘zemër’Arsenalit për titullin

18:59, 21/04/2026

Legjenda e bankinës së Arsenalit, Arsène Wenger, vazhdon të besojë fuqishëm se “Topçinjtë” mund të shpallen kampionë të Premier League, pavarësisht formës së lëkundur në javët e fundit.

Pas humbjes 2-1 ndaj Manchester City në “Etihad”, e katërta radhazi në kampionat, presioni mbi skuadrën e Mikel Artetës është rritur ndjeshëm.

City, i drejtuar nga Pep Guardiola, mund të marrë kreun nëse fiton ndaj Burnleyt.

Megjithatë, Wenger sheh arsye për optimizëm. Ai u shpreh i kënaqur me mënyrën se si Arsenali sulmoi dhe beson se skuadra duhet të luajë pa frikë në ndeshjet e mbetura: “Besoj se Arsenali do ta fitojë ligën. E besoj thellësisht. Më pëlqeu mënyra si sulmuan dhe nuk mendoj se Manchester City do të fitojë çdo ndeshje deri në fund”.

Ish-trajneri francez vlerësoi gjithashtu paraqitjet e lojtarëve ofensivë si Martin Odegaard dhe Kai Havertz, duke theksuar potencialin që ka skuadra për të bërë diferencën në fazën vendimtare të sezonit.

Nga ana tjetër, Arteta nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes ndaj Cityt, duke theksuar se skuadra e tij krijoi më shumë raste, por nuk arriti t’i konkretizojë: “Ishte një rezultat i vështirë për t’u pranuar. Bëmë një ndeshje të mirë, por momentet kyçe vendosën gjithçka”.

Pavarësisht kësaj, trajneri spanjoll mbetet optimist: “Kemi edhe pesë ndeshje përpara. Është si një kampionat i ri dhe gjithçka është ende e hapur”.

Përveç garës në kampionat, Arsenalin e pret edhe një sfidë e madhe në Champions League, ku do të përballet me Atletico Madrid në gjysmëfinale.

“Topçinjtë” rikthehen në fushë këtë fundjavë kundër Newcastle United, në një tjetër ndeshje vendimtare për ëndrrën e titullit, që sipas Wengerit është ende shumë e gjallë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco