Bonucci, me propozim të guximshëm: Guardiola për Italinë, Allegri-n e shoh te Real Madridi

Bonucci, me propozim të guximshëm: Guardiola për Italinë, Allegri-n e shoh te Real Madridi

10:49, 21/04/2026

Në pritje të zgjedhjes së presidentit të ri të FIGC, edhe çështja e trajnerit të ardhshëm të Kombëtares së Italisë mbetet e hapur. Ish-mbrojtësi Leonardo Bonucci ka bërë një deklaratë të fortë mbi të ardhmen e pankinës “axurre”.

Sipas tij, një emër si Pep Guardiola do të ishte një zgjedhje revolucionare për Italinë: “Nëse ka vërtet dëshirë për një rifillim, do të shqyrtoja mundësinë e Guardiolës, sepse do të ishte një ndryshim i madh krahasuar me të kaluarën. Ëndërrimi nuk kushton asgjë”, u shpreh Bonucci.

Ai komentoi gjithashtu vlerësimet e Ruud Gullit, i cili kishte theksuar rëndësinë e mbrojtjes në sukseset historike të Italisë, duke rikujtuar se kombëtarja duhet të rindërtohet nga baza pas dështimeve të fundit në Botëror.

Sipas Bonuccit, Italia ka një brez të ri me shumë talent teknik, ndoshta më të avancuar se ekipi që fitoi UEFA Euro 2020, por i mungon lidershipi në momentet vendimtare. Ai përmendi si baza të së ardhmes lojtarë si Gianluigi Donnarumma, Sandro Tonali, Alessandro Bastoni, Riccardo Calafiori, Pio Esposito dhe Gianluca Scamacca.

Sa i përket së ardhmes së trajnerëve italianë, Bonucci u ndal edhe te Massimiliano Allegri, duke e parë atë më shumë në një klub të madh europian: “E shoh më shumë te Real Madridi, i ngjashëm me Ancelottin dhe me mundësi reale për të fituar atje”.

Deklaratat e tij kanë hapur debat mbi drejtimin e ardhshëm të Italisë, ndërsa federata pritet të marrë vendime të rëndësishme në muajt në vijim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco