Chelsea humb durimin me Garnacho-n, argjentinasi drejt largimit pas vetëm një sezoni

Chelsea humb durimin me Garnacho-n, argjentinasi drejt largimit pas vetëm një sezoni

09:40, 21/04/2026

Chelsea duket se ka humbur përfundimisht durimin me Alejandro Garnacho-n, i cili pritet të dalë në merkato vetëm tetë muaj pas transferimit të tij nga Manchester United për rreth 47 milionë euro.

Sipas mediave angleze, drejtuesit e klubit londinez janë të vendosur ta shesin 21-vjeçarin gjatë verës, pas një sërë paraqitjesh zhgënjyese. Ndeshja e fundit ndaj ish-skuadrës së tij ishte pika që derdhi gotën: Garnacho, i aktivizuar si titullar në vend të të dëmtuarit Estêvão, nuk arriti të realizonte asnjë driblim, humbi shumë topa dhe ishte thuajse i padukshëm në sulm.

I afruar me shumë pritshmëri si një investim për të tashmen dhe të ardhmen, Garnacho nuk ka arritur të imponojë veten në “Stamford Bridge”. Ai nuk ishte titullar as nën drejtimin e Enzo Maresca-s dhe vazhdon të mbetet në plan të dytë edhe me trajnerin aktual Liam Rosenior, duke u lënë pas në hierarki nga Estêvão në krahun e djathtë dhe Pedro Neto në të majtë.

Edhe pse ka pasur mundësi të shumta, lojtari argjentinas nuk ka lënë gjurmë të rëndësishme. Statistikat e tij, 8 gola dhe 4 asistime në 39 ndeshje në të gjitha kompeticionet, konsiderohen të pamjaftueshme për një lojtar të blerë me një shumë kaq të lartë dhe me statusin e një ‘ylli’ në ngritje.

Pas një sezoni që nuk përmbushi pritshmëritë, aventura e Garnacho-s te Chelsea duket se po shkon drejt fundit. Largimi në verë tashmë shihet si një skenar shumë i mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco