Mbrëmja e radhës në play-off-et e NBA solli emocione dhe rezultate surprizë, ku vetëm Cleveland Cavaliers arritën të shfrytëzonin avantazhin e fushës, ndërsa New York Knicks dhe Denver Nuggets zhgënjyen para tifozëve.
Clevelandi mori një tjetër fitore të rëndësishme ndaj Toronto Raptors me rezultatin 115-105, duke çuar serinë në 2-0 dhe duke hedhur një hap të sigurt drejt gjysmëfinaleve të Konferencës së Lindjes. Donovan Mitchell ishte lideri i ndeshjes me 30 pikë, ndërsa James Harden kontribuoi me 28 pikë, duke bërë diferencën në momentet kyçe.
Në New York, vendasit u ndëshkuan në sekondat e fundit nga Atlanta Hawks, që fituan 107-106 dhe barazuan serinë në 1-1. CJ McCollum shkëlqeu me 32 pikë për Atlantan, e cila tani do të ketë avantazhin e fushës në dy ndeshjet e radhës.
Surpriza më e madhe erdhi në Perëndim, ku Minnesota Timberwolves triumfuan 119-114 në transfertë ndaj Denverit. Anthony Edwards ishte protagonist absolut me 30 pikë dhe 10 rebound, ndërsa 30 pikët e Jamal Murray nuk mjaftuan për vendasit. Seria tashmë është në barazim 1-1.
Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics kryesojnë 1-0 ndaj Philadelphia 76ers, ndërsa Detroit Pistons janë në disavantazh 0-1 ndaj Orlando Magic. Në Perëndim, Oklahoma City Thunder, San Antonio Spurs dhe Los Angeles Lakers udhëheqin seritë e tyre përkatëse.
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
Detroit – Orlando (0-1)
Boston – Philadelphia (1-0)
New York – Atlanta 106-107 (1-1)
Cleveland – Toronto 115-105 (2-0)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
Oklahoma – Phoenix (1-0)
San Antonio – Portland (1-0)
Denver – Minnesota 114-119 (1-1)
Lakers – Houston (1-0)
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: