Piero Auzilio, drejtori sportiv i Interit, ka vendosur të bëjë ironi me zërat që gjithnjë e më shumë shohin mbrojtësin Alesandro Bastoni drejt largimit nga skuadra zikaltër gjatë verës.
Drejtuesi i klubit italian, duke folur para gazetarëve, nuk i ka rezistuar tundimit për të bërë batuta, i pyetur nëse kishte kontakte me Barcelonën rreth lojtarit siç ishte përfolur së fundmi.
“Ai ka një kontratë me Interin dhe sot për sot nuk ka situata të tilla që të lënë të mendosh për një të ardhme të tij larg Interit. Nuk e di se çfarë thonë për të në Spanjë, por di që jemi të lumtur për atë që ka dhënë tek Interi. Dhe jam i sigurt që do të vazhdojë të japë edhe më shumë.
Pastaj, nëse dikush interesohet për të, i njohin numrat e telefonit që kemi. Nuk duhet vetëm të flasë…”, ishte batuta e Auzilios duke lënë të kuptohet se për momentin nuk ka asgjë konkrete për kalimin e futbollistit te katalanasit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: