Superclasico paraguaiane midis Olimpias dhe Cerro Porteno përfundoi në kaos dhe dhunë dhe u pezullua pas përleshjeve midis tifozëve të dy ekipeve në tribuna në Asuncion, duke rezultuar në lëndime të mbështetësve dhe oficerëve të policisë.
Gjyqtari Juan Gabriel Benitez e ndërpreu ndeshjen pas 29 minutash në stadiumin “Defensores del Chaco” të dielën në mbrëmje.
Përleshjet shpërthyen në një tribunë, të ndjekura nga qindra tifozë që hynë me forcë në fushë, ndërsa policia qëlloi me plumba gome dhe gaz lotsjellës.
Policia tha se 11 oficerë u plagosën dhe 31 tifozë u arrestuan. Komandanti i Policisë Cesar Silguero tha se dhuna filloi jashtë stadiumit kur tifozët e Cerro Porteno, që ishte udhëtuese, u përpoqën të hynin pa bileta.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: