'Krova veshin', Neymar në qendër të polemikave pas humbjes së Santosit ndaj Fluminenses (VIDEO)

'Krova veshin', Neymar në qendër të polemikave pas humbjes së Santosit ndaj Fluminenses (VIDEO)

09:43, 20/04/2026

Santos është përfshirë në një tjetër moment tensioni pas humbjes 3-2 ndaj Fluminenses në javën e 12-të të kampionatit elitar Brazilian, me Neymarin në qendër të polemikave.

Sulmuesi brazilian u pa duke dalë nga fusha me duart te veshët, në momentin kur tifozët po vërshëllenin skuadrën pas humbjes në “Vila Belmiro”. Ky gjest u interpretua nga shumë si një reagim ndaj kritikave të tifozëve, por Neymar e mohoi këtë version, duke deklaruar se thjesht po kruante veshin.

Pas ndeshjes, situata u përshkallëzua edhe në rrjetet sociale. Në një postim në Instagram, ai reagoi me tone të ashpra, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si ishte interpretuar gjesti i tij: “Ka ardhur dita që duhet të shpjegoj edhe një kruarje veshi. Po e teprojnë të gjithë… nuk ka njeri që e përballon këtë presion”, – shkroi ai.

Më herët, Neymar kishte replikuar edhe më ashpër ndaj një postimi të medieve sportive, duke hedhur poshtë kritikat në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe me gjuhë të fortë.

Ky episod vjen në një periudhë të vështirë për Santosin, që po kalon një formë të dobët dhe ndodhet në vendin e 15-të me vetëm 13 pikë, shumë pranë zonës së rënies nga kategoria.

Edhe gjatë ndeshjes ndaj Fluminenses, Neymar nuk arriti të ndikonte në mënyrë vendimtare, duke humbur një rast të pastër kur rezultati ishte i barabartë. Sfida ishte e mbushur me përmbysje, me Santosin që dy herë mori avantazhin, por nuk arriti ta ruante deri në fund.

Tensioni mes Neymarit dhe tifozëve duket se po rritet gjithnjë e më shumë, duke reflektuar presionin e madh që po kalon skuadra në këtë sezon të vështirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco