Faza play-off në NBA ka nisur me emocione dhe rezultate interesante, ku nuk kanë munguar as surprizat. Më e bujshmja erdhi në Konferencën e Lindjes, ku Detroit Pistons u mposhtën në fushën e tyre nga Orlando Magic me rezultatin 112-101. Kryesuesit e Lindjes zhgënjyen në ndeshjen e parë, ndërsa Orlando u shfaq shumë solid, me të gjithë titullarët që realizuan mbi 16 pikë.
Ndërkohë, Boston Celtics nuk falën përballë Philadelphia 76ers, duke fituar bindshëm 123-91. Ndeshja u dominua plotësisht nga Celtics që në periodën e parë, me Jaylen Brown (26 pikë) dhe Jayson Tatum (25 pikë) që bënë diferencën.
Në Konferencën e Perëndimit, Oklahoma City Thunder triumfuan lehtësisht 119-94 ndaj Phoenix Suns. Kampionët në fuqi dominuan sfidën, me Shai Gilgeous-Alexander që udhëhoqi me 25 pikë.
Fitore të rëndësishme arriti edhe San Antonio Spurs, që mposhtën 111-98 Portland Trail Blazers. Për mysafirët shkëlqeu Deni Avdija me 30 pikë, por nuk mjaftuan për fitore, pasi Victor Wembanyama ishte i papërmbajtshëm me 35 pikë për Spurs.
Rezultatet e tjera tregojnë një nisje të mirë për favoritët, me skuadra si New York Knicks, Cleveland Cavaliers, Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers që kanë hedhur hapin e parë drejt kualifikimit.
Play-off-i sapo ka nisur, por intensiteti dhe rivaliteti premtojnë një rrugëtim spektakolar drejt finales.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: