Lufta për Championsin ndez Serinë A, llogaritë për Milanin, Napolin dhe Juven

Lufta për Championsin ndez Serinë A, llogaritë për Milanin, Napolin dhe Juven

08:36, 20/04/2026

Pesë javë para përfundimit të sezonit në Serie A, gara për një vend në UEFA Champions League është më e hapur se kurrë. Ndërsa Interi është shumë pranë titullit dhe i duhen vetëm katër pikë për ta siguruar matematikisht, beteja e vërtetë zhvillohet për zonën Champions.

Sipas përllogaritjeve aktuale, pragu minimal për një vend në katërshen e parë është vendosur rreth 74 pikëve, duke marrë parasysh edhe formën e Como-s, që aktualisht ka 58 pikë dhe mbetet ende në garë, pavarësisht humbjes së fundit.

Në këtë skenar, Milani është në pozicionin më të favorshëm. Kuqezinjtë, që drejtohen nga Massimiliano Allegri, kanë aktualisht 66 pikë dhe u mjaftojnë edhe 7 pikë për të siguruar objektivin, falë avantazhit në përballjet direkte ndaj rivalëve si Como dhe Roma.

Në të njëjtën kuotë me Milanin është edhe Napoli, që do të ketë nevojë për 8 pikë në pesë ndeshjet e mbetura për të qenë i sigurt. Ndërkohë, situata është më e komplikuar për Juventusin, që me 63 pikë aktualisht duhet të grumbullojë edhe 11 pikë për të arritur zonën Champions.

Renditja aktuale në këtë zonë është shumë e ngushtë: Milani dhe Napoli kryesojnë me nga 66 pikë, Juventusi ndjek me 63, ndërsa Como dhe Roma mbeten në ndjekje me nga 58 pikë.

Me vetëm pak ndeshje të mbetura dhe diferenca minimale mes skuadrave, çdo pikë do të jetë vendimtare në një sprint final që premton emocione deri në javën e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco