Juventusi ka vazhduar formën e shkëlqyer, duke mposhtur 2-0 Bolognan dhe duke forcuar pozitat në garën për një vend në Champions League.
Skuadra bardhezi e zgjidhi ndeshjen që në start, duke kaluar në avantazh pas vetëm 90 sekondash.
Pas një aksioni të ndërtuar bukur nga Francisco Conceição, ishte Jonathan David ai që realizoi me kokë për 1-0.
Juventusi dominoi pjesën e parë dhe ishte pranë golit të dytë në disa raste, por portieri Federico Ravaglia dhe shtylla ndalën avantazhin më të thellë.
Në pjesën e dytë, vendasit vulosën gjithçka me një tjetër gol me kokë.
Zëvendësuesi Khéphren Thuram shfrytëzoi një asist të Weston McKennie për të çuar shifrat në 2-0.
Bologna tentoi të reagonte dhe ishte pranë golit me Jonathan Rowe, por shtylla i mohoi mundësinë për t’u rikthyer në lojë.
Me këtë fitore, Juventusi regjistron suksesin e tretë radhazi dhe vazhdon serinë pozitive, duke konfirmuar momentin e mirë nën drejtimin e Luciano Spalletti.
Ndërkohë, Bologna sheh t’i zbehen shpresat për Evropë, duke pësuar një humbje që mund të peshojë shumë në fundin e sezonit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: