Renditja e Superiores pas ndeshjeve të javës së 32-të

Renditja e Superiores pas ndeshjeve të javës së 32-të

22:24, 19/04/2026

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin këtë të diel me sfidën Partizani – Bylis, e zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”, e cila u mbyll në barazim 1-1.

Në takimet e tjera të zhvilluara dje, Elbasani arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Teutës në Durrës, duke siguruar matematikisht një vend në “Final 4”.

Ndërkohë, Flamurtari triumfoi 2-0 në Rrogozhinë përballë Egnatias, duke marrë një fitore me shumë vlerë, edhe pse vijon të mbetet në vendin e fundit me 29 pikë, tre më pak se Tirana, Bylis dhe Vora.

Sfida mes Vorës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim pa gola ndërsa edhe Dinamo City ndau pikët në një barazim 1-1 në takimin përballë bardhebluve të Tiranës.

Ndeshjet e javës së 32-të i kanë buzëqeshur vetëm dy skuadrave, më saktësisht Elbasanit dhe Flamurtarit, të cilat kanë ngushtuar diferencën që kishin me kundërshtarët direkt që kishin më lart në renditje.

Pas kësaj jave, Flamurtari e sheh veten përsëri me shanse reale për mbijetesën, ndërsa Elbasani pati mundësinë që të ngushtojë në vetëm 1 pikë diferencën me Vllazninë, e cila dukej se mund të shkëputej para “Final Four”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco