Kramarić vendimtar ndaj Dortmundit, Hoffenheimi rikthehet në garë për Champions, Bayerni praktikisht kampion

Kramarić vendimtar ndaj Dortmundit, Hoffenheimi rikthehet në garë për Champions, Bayerni praktikisht kampion

17:42, 18/04/2026

Hoffenheim mori një fitore dramatike 2-1 ndaj Borussia Dortmundit, falë dy golave me penallti të Andrej Kramarić, duke ringjallur shpresat për një vend në Champions League.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë dhe vendasit ishin shumë pranë golit që në minutën e 5-të, kur goditja fluturimthi e Lemperle u përplas në traversë. Megjithatë, momenti kyç i pjesës së parë erdhi pak para pushimit. Pas një episodi të diskutueshëm me Niklas Süle, VAR akordoi penallti për Hoffenheimin për prekje me dorë. Kramarić u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe kaloi ekipin e tij në avantazh 1-0.

Në pjesën e dytë, Dortmundi shtoi presionin dhe arriti të barazonte në momentin më të papritur. Serhou Guirassy, i futur nga stoli, realizoi një gol të bukur nga distanca, duke mposhtur portierin Baumann për 1-1.

Kur gjithçka dukej se do të mbyllej në barazim, drama kulmoi në kohën shtesë. Një tjetër ndërhyrje e VAR-it ndëshkoi Julian Ryerson për prekje me dorë në zonë, duke i dhënë Hoffenheimit një penallti të dytë. Sërish Kramarić nuk gaboi dhe në minutën e 98-të vulosi fitoren 2-1.

Me këtë sukses, Hoffenheimi afrohet me zonën Champions, ndërsa humbja e Dortmundit i hap rrugën Bayern Munich për të festuar titullin në ndeshjen e radhës. Bavarezëve u mjafton barazimi për të fituar matematkisht titullin e Bundesligës.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco