Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Reali kërkon drejtor të ri sporiv? Vjen reagimi zyrtar i klubit mbretëror

Reali kërkon drejtor të ri sporiv? Vjen reagimi zyrtar i klubit mbretëror

10:40, 10/04/2026

Real Madridi ka reaguar zyrtarisht duke hedhur poshtë raportimet se klubi po planifikon emërimin e një drejtori sportiv. Mediat spanjolle, përfshirë programin “El Larguero” të Cadena SER, kishin sugjeruar një riorganizim të mundshëm të strukturës drejtuese në klub.

 

Në deklaratën e tij, klubi madrilen i cilësoi këto lajme si “plotësisht të pavërteta”, duke u dhënë fund spekulimeve për ndryshime të afërta në hierarkinë administrative.

Real Madrid theksoi gjithashtu besimin e plotë në strukturën aktuale të menaxhimit sportiv, duke nënvizuar sukseset e arritura në vitet e fundit. Sipas klubit, modeli ekzistues ka qenë vendimtar në një periudhë historike triumfesh, përfshirë fitimin e gjashtë trofeve të UEFA Champions League në dhjetë vitet e fundit.

“Real Madridi vlerëson shumë punën e menaxhimit sportiv të klubit, i cili na ka lejuar të përjetojmë një nga periudhat më të suksesshme në historinë tonë,” thuhet në reagimin zyrtar.

Me këtë deklaratë, klubi mbyll derën për çdo ndryshim të menjëhershëm në strukturën drejtuese, duke konfirmuar stabilitetin e projektit aktual sportiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco