Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Cincinnati synon Neymar-in, mundësi për ribashkim me Messin në MLS

Cincinnati synon Neymar-in, mundësi për ribashkim me Messin në MLS

10:16, 10/04/2026

Mund të jetë në horizont një ribashkim i madh mes dy ‘yjeve’ të futbollit botëror, Neymar Jr. dhe Lionel Messi, këtë herë në kampionatin amerikan MLS.

Sipas raportimeve të “New York Times”, klubi FC Cincinnati ka shfaqur interes serioz për sulmuesin brazilian, i cili aktualisht aktivizohet te Santosi në moshën 34-vjeçare. Megjithëse ende nuk është bërë një ofertë zyrtare, klubi amerikan ka zhvilluar bisedime paraprake me përfaqësuesit e lojtarit dhe po shqyrton seriozisht mundësinë e transferimit.

Kontrata aktuale e Neymar-it me Santosin është e vlefshme deri më 31 dhjetor 2026, një fakt që mund ta ndihmojë Cincinnati-n të negociojë një marrëveshje të mundshme në të ardhmen e afërt. Braziliani ka treguar formë të mirë këtë sezon, me 6 paraqitje, 3 gola dhe 3 asistime, duke konfirmuar se mbetet vendimtar në sulm.

Sipas “Transfermarkt”, vlera e tij aktuale në treg është rreth 10 milionë euro, një shifër që e bën atë një objektiv të arritshëm për klubet e MLS që kërkojnë emra të mëdhenj.

Një transferim i tillë do të krijonte jo vetëm një goditje të madhe sportive, por edhe një ngjarje të rëndësishme mediatike, duke rikthyer një nga dyshet më të famshme të dekadës në të njëjtin ekip.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco