Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Fury sfidon Makhmudovin: Do ta bëj shembull, jam ende më i miri në botë!

Fury sfidon Makhmudovin: Do ta bëj shembull, jam ende më i miri në botë!

10:00, 10/04/2026

Atmosferë elektrizuese në konferencën për shtypin mes Tyson Fury-t dhe Arslanbek Makhmudov-it, ku nuk munguan momentet e pazakonta. Boksieri rus e ngriti në ajër britanikun me një përqafim të fortë, ndërsa Fury e mori gjithçka me humor, pasi më parë kishte provokuar rivalin me batuta dhe gjeste lozonjare.

Pavarësisht atmosferës së relaksuar jashtë ringut, Fury u shfaq shumë serioz për sfidën e radhës, ku synon të nisë rrugëtimin drejt rikthimit në majën e peshave të rënda. Kjo ndeshje shënon rikthimin e tij pas humbjes në revansh ndaj Oleksandr Usyk në dhjetor 2024.

“Për herë të parë pas shumë kohësh jam gjuetari dhe jo ai që ndiqet. Jam më i miri në këtë kategori dhe do ta provoj sërish”, deklaroi Fury me bindje të plotë, duke paralajmëruar një paraqitje dominuese.

Britaniku nuk kurseu as kritikat për kampionët aktualë, duke përmendur Oleksandr Usyk dhe Fabio Wardley si mbajtës të titujve, por duke lënë të kuptohet se herët a vonë do të përballet me ta për të rimarrë rripat e botës.

Fury hodhi poshtë edhe zërat që vënë në dyshim formën e tij fizike: “Thonë se kam humbur shpejtësinë dhe reagimet, por ejani të më shihni në ring. Jam ende i shpejtë, i fortë dhe i rrezikshëm. Kam bërë qindra raunde stërvitjeje dhe jam në formë të shkëlqyer”.

Megjithatë, ai tregoi respekt për kundërshtarin, duke vlerësuar fuqinë e Makhmudov-it: “Ai meriton respekt, është një luftëtar që e nis fort dhe ka shumë nokaut të shpejtë”.

Në fund, Fury e mbylli me një paralajmërim të fortë: “Nuk e kam nënvlerësuar kurrë askënd dhe as këtë herë nuk do ta bëj. Por do ta kthej në shembull. Jam gati për spektakël”.

Sfida pritet me interes të madh, ndërsa Fury synon të rikthehet fuqishëm në garën për titullin botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco