Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Çfarë zhgënjimi nga Fiorentina, Crystal Palace dominon në çerekfinale

Çfarë zhgënjimi nga Fiorentina, Crystal Palace dominon në çerekfinale

08:53, 10/04/2026

Çerekfinalet e UEFA Europa Conference League kanë nisur me rezultate të forta dhe surpriza, ku skuadrat vendase kanë bërë ligjin në ndeshjet e para.

Gjithçka u hap me fitoren bindëse 3-0 të Rayo Vallecano ndaj AEK-ut të Athinës, një sukses që u jep spanjollëve një avantazh të madh për kualifikimin në gjysmëfinale.

Në mbrëmje, vëmendja u përqendrua te përballja mes Crystal Palace dhe Fiorentinës, ku anglezët triumfuan pastër 3-0 në shtëpi. Fiorentina u shfaq e pafuqishme dhe vazhdon momentin negativ, duke zhgënjyer jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën europiane.

Fitore të thellë arriti edhe Shakhtar Donetsk, që mposhti 3-0 AZ Alkmaar, duke treguar forcë dhe organizim në çdo repart. Ndërkohë, Mainz hodhi një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinaleve, pasi fitoi 2-0 ndaj Strasbourgun.

Ndeshjet e kthimit pritet të jenë vendimtare, por disa skuadra tashmë kanë krijuar diferenca të konsiderueshme, duke u afruar ndjeshëm me një vend në katërshen më të mirë të kompeticionit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco