Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Milani kërkon ‘bomberin’ e ri, në ‘radar’ katër emra të mëdhenj

Milani kërkon ‘bomberin’ e ri, në ‘radar’ katër emra të mëdhenj

16:34, 09/04/2026

Milani po përgatitet për një verë vendimtare në merkato, ku prioritet absolut mbetet afrimi i një qendërsulmuesi të konfirmuar.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ka vuajtur në repartin ofensiv këtë sezon dhe drejtuesit kuqezi duan një zgjidhje të menjëhershme për mungesën e golave.

Sipas raportimeve nga “Corriere dello Sport”, katër emra të njohur janë në listën e Milanit: Robert Lewandowski, Darwin Núñez, Nicolas Jackson dhe Mateo Retegui.

Rasti i Lewandowskit është ndoshta më intriguesi. Sulmuesi polak është në fund të kontratës me Barcelonën dhe ende nuk ka vendosur për të ardhmen.

Megjithatë, paga e tij shumë e lartë mund të jetë një pengesë serioze për Milanin.

Në anën tjetër, Nicolas Jackson pritet të rikthehet te Chelsea pas huazimit, por nuk konsiderohet pjesë e planeve kryesore, duke e bërë atë një mundësi të arritshme për kuqezinjtë.

Edhe Mateo Retegui është një opsion interesant, pasi dëshiron të rikthehet në Evropë nga Arabia Saudite, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Juventusi, që drejtohet nga Luciano Spalletti.

Sa i përket Darwin Núñez, uruguaiani po mendon largimin nga Al Hilal SFC, pasi nuk është më në planet e trajnerit Simone Inzaghi. Edhe ai mbetet një objektiv i nxehtë në treg.

Milani duket i vendosur të investojë fuqishëm për të rikthyer efikasitetin në sulm, dhe zgjedhja e “numrit 9” të ri mund të jetë vendimtare për ambiciet e sezonit të ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco