Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Olise synon rekordin e Mkhitaryan për asistet në një sezon

Olise synon rekordin e Mkhitaryan për asistet në një sezon

14:18, 09/04/2026

Mesfushori i Bayernit të Mynihut, Michael Olise, po kalon një sezon të jashtëzakonshëm dhe tashmë ka vënë në shënjestër një rekord historik në futbollin europian.

Me asistin për Harry Kane në golin e dytë në fushën e Real Madridit, Olise ka arritur në kuotën e 29 asisteve në 41 ndeshje këtë sezon. Një shifër mbresëlënëse që e afron shumë me rekordin e asistimeve në një sezon të vetëm.

Ky rekord mbahet nga Henrikh Mkhitaryan, aktualisht pjesë e Interit, i cili në sezonin 2015/16 realizoi 32 asiste dhe 23 gola në 52 ndeshje me fanellën e Borussia Dortmundit.

Forma e shkëlqyer e Olise e ka kthyer atë në një nga lojtarët më vendimtarë të Bayernit këtë sezon, ndërsa tani i duhen vetëm edhe disa asiste për të hyrë në histori. Nëse vazhdon me këtë ritëm, mesfushori francez ka të gjitha mundësitë për të thyer një rekord që prej vitesh konsiderohet i jashtëzakonshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco