Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Lamine Yamal reagon për humbjen ndaj Atletico-s: Kjo histori nuk ka mbaruar!

Lamine Yamal reagon për humbjen ndaj Atletico-s: Kjo histori nuk ka mbaruar!

12:24, 09/04/2026

Lamine Yamal nuk humbi kohë për t’u dhënë shpresë tifozëve të Barcelonës pas humbjes 0-2 në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit. Vetëm një ditë pas takimit, ‘ylli’ i ekipit katalanas publikoi një mesazh motivues në Instagram: ‘Kjo nuk ka mbaruar, culers. Do të japim gjithçka në ndeshjen e kthimit. Të gjithë të bahskuar, përgjithmonë’, shkroi ai.

Në postimin e tij, Yamal shoqëroi mesazhin me një foto ku shihet i ulur dhe i zhgënjyer pas ndeshjes, por mendja e tij dhe e skuadrës është tashmë te ndeshja e kthimit, që do të luhet të martën, në orën 21:00, në stadiumin ‘Metropolitano’.

Sfida për të përmbysur rezultatin 0-2 do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, pasi në histori të Ligës së Kampionëve është përmbysur vetëm një herë një rezultat i tillë në ndeshjen e kthimit. Megjithatë, Lamine Yamal dhe shokët e tij janë të vendosur dhe të bindur në aftësitë e tyre për të dhënë një përgjigje të fortë në këtë sfidë vendimtare.


© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco