Mirlind Daku rikthehet nga dëmtimi, aktivizohet me Rubin Kazan pas mungesës te Shqipëria

Mirlind Daku rikthehet nga dëmtimi, aktivizohet me Rubin Kazan pas mungesës te Shqipëria

21:40, 06/04/2026

Mirlind Daku është rikthyer në fushën e lojës pas një periudhe të gjatë dëmtimi, duke lënë pas një mungesë të rëndësishme edhe për Shqipërinë në ndeshjet e “play-off”-it të Botërorit.

Sulmuesi nuk ishte pjesë e listës së trajnerit Sylvinho për sfidat e muajit mars, për shkak të problemeve fizike që e kishin mbajtur jashtë fushave për disa muaj.

Megjithatë, Daku ka bërë rikthimin e tij në ndeshjen e fundit të Rubin Kazan, që u përball në transfertë me Sochi.

Ai u aktivizua në minutën e 68-të të takimit, duke luajtur rreth 25 minuta në një ndeshje ku skuadra e tij po mbronte avantazhin minimal 1-0.

Në këtë fazë, sulmuesi u fokusua më shumë në aspektin mbrojtës dhe menaxhimin e lojës, sesa në kontributin ofensiv.

Daku u bë protagonist në minutat shtesë, kur tentoi të vononte lojën duke shkelmuar një top të dytë në fushë, veprim për të cilin u ndëshkua me karton të verdhë.

Pavarësisht episodit, rikthimi i tij në fushë është një lajm pozitiv, si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren shqiptare, që pret ta ketë sërish në dispozicion në ndeshjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco