Ernest Muçi mungoi këtë fundjavë në supersfidën ndaj Gallatasarajt, pasi ka pësuar një dëmtim të dyfishtë, siç zbulojnë mediat turke.
Raportohet se Muçi ka pësuar dëmtim në kyçin e këmbës e më pas edhe në ije, duke e bërë situatën e tij më të komplikuar dhe të paparashikueshme.
Futbollisti shqiptar pritet të kryejë kontrolle të tjera gjatë kësaj jave me stafin mjekësor të ekipit për të parë gjendjen e tij.
Për momentin, askush nuk di të thotë kur mund të kthehet Muçi, ndërsa edhe vetë trajneri i Trabzonsporit, Fatih Teke, deklaroi pas sfidës se do të ishte e vështirë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të ishte i gatshëm për duelin e radhës këtë fundjavë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: