Juventusi vendos për Luciano Spalletin

Juventusi vendos për Luciano Spalletin

18:25, 06/04/2026

Drejtori sportiv i Juventusit, Marko Otolini, ka sqaruar planet e klubit për sezonin e ardhshëm, duke prekur edhe çështjet që lidhen me Luciano Spalletti dhe Dusan Vlahovic.

Në një prononcim për “DAZN” para sfidës ndaj Genoas, ai theksoi se bardhezinjtë nuk synojnë një revolucion në skuadër, por përforcime të kujdesshme.

“Padyshim për vitin tjetër flasim për përforcim të ekipit, nuk është nevoja dhe as dëshira për të bërë revolucion. Kemi përpara 8 ndeshje thelbësore dhe përqendrohemi te kjo”, u shpreh Otolini.

Duke folur për sulmuesin serb, ai konfirmoi kontaktet mes palëve për të ardhmen.

“Vlahoviç? Pas kthimit të tij nga dëmtimi, jemi ulur në tavolinë dhe kemi treguar gatishmërinë në mënyrë reciproke për të vlerësuar mundësitë. Për momentin, nuk ka ndonjë të re”, deklaroi drejtori sportiv.

Sa i përket pankinës, mesazhi ishte i qartë dhe përfundimtar. “A do vazhdohet me Spalletin? Vendimi është marrë. Jemi shumë të lumtur që të vazhdojmë me trajnerin, sido që të jetë verdikti i kampionatit”, përfundoi Otolini.

Kështu, Juventusi duket se ka vendosur për stabilitet, duke ruajtur bazën aktuale dhe duke konfirmuar besimin te trajneri edhe për sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco